- Reklama -

PZAP-ja refuzon kërkesën e PDK-së për rivotim në Mitrovicë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës që të ketë përsëritje të procesit zgjedhor në Mitrovicë të Jugut. PDK-ja ishte ankuar për fletëvotimet e përziera ndërmjet klasave dhe çështjes së numrit serik në fletëvotime.

Megjithatë, PZAP-ja e ka cilësuar të pabazë ankesën duke thënë se ankuesi nuk ka prezantuar prova për t’i dëshmuar parregullsitë dhe se pas hetimeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rezultuar që numri i të gjitha fletëvotimeve të vlefshme, të pavlefshme dhe të dëmtuara përputhet me numrin e fletëvotimeve të pranuara nga Këshilli i Vendvotimit.

- Reklama -

Paneli ka thënë se kërkesa që të përsëriten zgjedhjet në të gjithë territorin e Mitrovicës janë të pathemelta.

PZAP-ja ka vlerësuar se nuk ka pasur cenim të integritetit të zgjedhjeve “jo pasi që nga provat e ekzistuese rezulton se ka ekzistuar vetëm gabim teknik në kodin e fletëvotimit në vendvotim, ndërsa numri serikë dhe elementet e tjera që kanë qenë të domosdoshme për sigurinë e fletëvotimit kanë ekzistuar në secilin fletëvotim, ashtu siç është përcaktuar edhe me Rregulloren Zgjedhore KQZ-së 10/2024 fletëvotimet dhe Broshurat dhe plotësim ndryshimi i kësaj Rregullore me Rregulloren nr. 01/2025”.

Sipas Panelit nuk qëndron as pretendimi për “Tren Bullgar”.

PDK-ja i ka dy ditë kohë që të ankohet në Gjykatën Supreme ndaj këtij vendimi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort