Më datën 4 nëntor 2025, Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren ka pranuar një rast të “vjedhjes së rëndë”, i cili ishte raportuar më 3 nëntor 2025 në Stacionin Policor në Prizren.
Policia njofton se sipas deklarimeve të viktimave, nga banesa e tyre janë vjedhur:
- Stoli ari në vlerë rreth 15,000 €
- Para të gatshme rreth 3,000 €
- 7–8 çanta krahu femërore me marka të ndryshme në vlerë rreth 3,000 €, vlera e përgjithshme e dëmit të deklaruar është rreth 21,000 €.
“Pas një pune intensive hetimore, më datën 12 nëntor 2025 janë realizuar dy bastisje në lokacione të ndryshme, në fshatin Doblibare (Komuna e Gjakovës) dhe në rrugën “ëilliam ëalker” në Prizren. Gjatë veprimeve hetimore është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari R.GJ., mashkull 38-vjeçar nga Doblibari i Gjakovës. I njëjti është shoqëruar në zyrat e Sektorit Rajonal të Hetimeve -DRP Prizren, ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Gjatë intervistimit, pas ballafaqimit me prova, i dyshuari ka pranuar kryerjen e veprës penale të Vjedhjes së Rëndë më datën 31 tetor 2025. Me aktvendim të Prokurorit të çështjes, i dyshuari ndalet në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se hetimet janë në vazhdim dhe po bëhen përpjekje për sigurimin e provave shtesë.
