Home LAJME Christopher Hill dëshmon sot në Hagë për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Christopher Hill dëshmon sot në Hagë për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

0
Christopher Hill dëshmon sot në Hagë për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, do të dëshmojë të hënën në Gjykatën Speciale të Hagës.

Siç ka mësuar KOHA, Hilli do të jetë dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit.

Seanca ku pritet të nisë dëshminë Hilli, do të fillojë në orën 14:00.

Hill luajti një nga rolet kryesore në negociatat që i paraprinë konferencës në Rambuje në vitin 1999.

Ai ishte i përfshirë në negociatat me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe mori pjesë në përpjekjet diplomatike rreth Marrëveshjes së Rambujesë./KOHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here