- Reklama -

Artan Abrashi pranon rezultatin e zgjedhjeve në Prizren, uron Shaqir Totajn për fitoren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka reaguar pas përfundimit të balotazhit, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe duke uruar kundërkandidatin e tij, Shaqir Totajn, për fitoren.

Në një deklaratë drejtuar qytetarëve të Prizrenit dhe mbështetësve të tij, Abrashi ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar se gara është zhvilluar me korrektësi dhe respekt ndaj procesit demokratik.

- Reklama -

“Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë ata që më kanë mbështetur, që kanë besuar në vizionin tonë dhe që kanë kontribuar në këtë rrugëtim me punë, përkushtim e dinjitet. Çdo takim, çdo bisedë, çdo dorë që u shtrua në këto javë, ka qenë dëshmi e dashurisë sonë të përbashkët për Prizrenin”, ka deklaruar Abrashi.

Ai ka shtuar se demokracia matet me respektin ndaj qytetarit dhe rezultatit të zgjedhjeve, duke theksuar se do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e zhvillimit të qytetit.

“E uroj z. Shaqir Totaj për rezultatin dhe i dëshiroj sukses në detyrën e tij. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë me ide, energji dhe përkushtim, sepse dashuria për këtë qytet nuk mbaron me një proces zgjedhor – ajo vazhdon çdo ditë”, ka shtuar ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort