- Reklama -

Sveçla e akuzon aktivistin e LDK-së për shkelje të heshtjes zgjedhore, partia i përgjigjet

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është përplasur me një aktivist të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sveçla e ka fotografuar aktivistin me pretendimin se ai kishte të vendosur një simbol të LDK-së, e që sipas Sveçles kjo nuk është e lejuar për shkak të heshtjes zgjedhore. Ky i fundit, e ka paralajmëruar se do ta dërgojë në gjykatë, pasi sipas tij, nuk guxon ta fotografojë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka dënuar këtë sjellje të ministrit Sveçla. Një reagim i tillë, LDK-ja thotë se është shenjë e panikut.

- Reklama -

“Një reagim i tillë, i shoqëruar me tone agresive dhe sjellje denigruese, është shenjë e qartë e panikut dhe humbjes së kontrollit politik të atyre që për vite kanë keqpërdorur institucionet e shtetit, e sot ndjehen të zhveshur nga mbështetja qytetare. Përballë qytetarëve dhe simboleve tona, z. Sveçla ka zgjedhur arrogancën në vend të maturisë, kërcënimin në vend të kulturës demokratike”, thuhet ndër të tjerash në reagim.

Poashtu LDK-ja i ka bërë “thirrje institucioneve përgjegjëse që të sigurojnë një mjedis të qetë, të sigurt dhe dinjitoz për të gjithë qytetarët gjatë këtij procesi zgjedhor”.

Ndërkohë, Albert Krasniqi nga D+, thotë se nuk është me fuqi kufizimi deri në 25 metra nga ndonjë qendër e votimit dhe se sipas rregullave Zgjedhore të KQZ-së, hapësira e Qendrave të Votimit është vetmja ku ndalohet shfaqja e materialeve zgjedhore.

“Sipas rregullave zgjedhore të KQZ-së, hapësira e Qendrave të Votimit ku ndalohet të shfaqen materiale të fushatës zgjedhore përfshin vetëm hapësirën e brendshme të qendrës deri në rrethojat e saj. Në ligjin e mëparshëm për zgjedhje, kufizimi ishte deri në 25 metra nga dera e hyrjes së ndërtesës, por ajo dispozitë tashmë nuk është më në fuqi. Pra, edhe nëse do të kishte ndonjë shkelje, raportimi duhet të bëhet në institucionet përkatëse – jo të merret vet në dorë zbatimi i ligjit”, thuhet në reagimin e Krasniqit.

Sipas Krasniqit, “në një demokraci funksionale, ministrat duhet të jenë shembull i ndarjes së qartë mes shtetit dhe partisë – jo ta zbehin atë kufi”./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort