- Reklama -

Mbarëvajtja e procesit zgjedhor, Hoxha: Po monitorohet nga Policia, nuk ka asnjë incident deri tani

As edhe një incident sa i përket procesit zgjedhor në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

- Reklama -

Hioxha ka bërë të ditur se procesi zgjedhor është duke vazhduar pa asnjë incident deri më tani.

Sipas Hoxhës, plani operativ policor ka nisur që nga ora 03:00 e mëngjesit dhe i gjithë procesi po monitorohet nga Policia e Kosovës.

“Dita ka nisur shumë mirë, Policia e Kosovës është përgatit për ditën e votimit për balotazh për kryetarë komunasah dhe operacioni policor ka nisur që nga ora 03:00 dhe dhomat komanduese janë hapur në të gjitha regjionet e Kosovës.  Nga informacionet që kemi pranuar nga qendrat tona operative nuk është raportuar asnjë problem, ka pasur disa probleme teknike me energjinë elektiker në Viti ndërsa probleme tjera nuk janë raportuar në asnjë komunë – urojmë që kështu të vazhdojë i gjithë procesi”, tregoi Hoxha në TV Dukagjini.

Hoxha, mes tjerash, u shpreh se mobilizimi policor është i njëjtë sikur në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 12 tetor.

“Masat janë të njëjta sikur edhe në raundin e parë, materiali zgjedhor është dorëzuar me përcjellje të policisë e njësoj edhe në mbarim të votimit – secila qendër e votimit ka policë dhe janë marrë të gjitha masat që në mënyrë të rregullt të vazhdojë i gjithë procesi”, tha Hoxha./Sinjali

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort