- Reklama -

BQK lanson Javën e Vetëdijesimit për Qasje në Financa për personat me aftësi të kufizuara

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve të edukimit financiar, në bashkëpunim me Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar (FKAK) dhe Shoqatën e Bankave të Kosovës, si dhe me përkrahje të Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE), ka nisur fushatën “Ekonomia për të gjithë”, e cila shënon Javën e Vetëdijesimit për Qasje në Financa për personat me aftësi të kufizuara.

Sipas BQK-së, qëllimi i kësaj fushate është të promovojë përfshirjen financiare dhe barazinë e qasjes, si dhe të nxisë iniciativat e bashkëpunimit ndërmjet sektorit financiar dhe organizatave përfaqësuese të personave me aftësi të kufizuara, për të ndërtuar një sistem financiar më gjithëpërfshirës dhe më të qasshëm për të gjithë qytetarët.

- Reklama -

Në ceremoninë e lansimit, zëvendësguvernatorja e BQK-së, Nesrin Shileku-Shala, theksoi se përfshirja financiare është një nga prioritetet strategjike të BQK-së për periudhën 2024–2028, me fokus në mbrojtjen e konsumatorit, edukimin financiar dhe qasjen e barabartë në shërbime.

“BQK ka krijuar një Kënd të Edukimit në Gjuhën e Shenjave, ku janë publikuar materiale edukative të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara. Qëllimi është që të gjithë qytetarët të kenë mundësi të barabarta për të kuptuar dhe menaxhuar në mënyrë të informuar financat e tyre personale. Në këtë drejtim, ekziston hapësirë për zhvillim të mëtejshëm, në përshtatjen e materialeve informative, krijimin e udhëzimeve audio-vizuale, përputhjen e plotë të shërbimeve digjitale me standardet ndërkombëtare të qasjes dhe forcimin e kapaciteteve të stafit për komunikim gjithëpërfshirës. Këto përpjekje përfaqësojnë mundësi për përmirësim të përbashkët, në ndërtimin e një sistemi financiar që i shërben çdo qytetari, pa përjashtim”, thuhet në njoftim.

Në përmbyllje, BQK thekson se riafirmoi përkushtimin e saj për harmonizimin e kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse me standardet e Bashkimit Evropian, duke e parë gjithëpërfshirjen financiare të personave me aftësi të kufizuara si themel të drejtësisë ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort