- Reklama -

Nënshkruhet Marrëveshje Strategjike për Bashkëpunim Akademik mes Fakulteteve të Ekonomisë në Prilep dhe Prizren

Një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit akademik rajonal u konkretizua me nënshkrimin e një Marrëveshjeje Strategjike për Bashkëpunim ndërmjet Fakultetit të Ekonomisë në Prilep, të Universitetit “St. Kliment Ohridski” të Bitolës, dhe Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Në ceremoni morën pjesë Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, Prorektorja për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj, dhe Sekretari i Përgjithshëm, MSc. Nexhmedin Krasniqi.

- Reklama -

Nga Fakulteti i Ekonomisë në Prizren morën pjesë Dekan i Fakultetit, Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli, Prodekani, Prof. Ass. Dr. Kushtrim Gashi, Shefi për mësim, PhDc. Vesel Usaj, Shefja për mësim, Prof. Ass. Dr. Anera Musliu, dhe PhDc. Gjeni Imami, të cilët theksuan rëndësinë që ka kjo marrëveshje për zgjerimin e bashkëpunimit institucional dhe zhvillimin e mëtejshëm akademik.

Nga Fakulteti i Ekonomisë në Prilep ishin të pranishëm Prof. Dr.Tatjana Spaseska Dekane, Prof. Dr. Dragica Odzaklieska, dhe Prof. Dr. Nikollçe Jankullovski të Universitetit “St. Kliment Ohridski” Bitola.

Sipas njoftimit të Universitetit “Ukshin Hoti”, marrëveshja, me kohëzgjatje pesëvjeçare, parasheh një gamë të gjerë aktivitetesh të përbashkëta, që përfshijnë:

  • shkëmbimin e stafit akademik dhe kërkimor;
  • mobilitetin e studentëve për studime, kërkime dhe mbikëqyrje të përbashkët;
  • zhvillimin e përbashkët të kurseve, planeve studimore dhe programeve akademike;
  • realizimin e projekteve kërkimore të përbashkëta dhe përdorimin e përbashkët të infrastrukturës shkencore;
  • organizimin e konferencave, simpoziumeve dhe kurseve të shkurtra.

“Për zbatimin efikas të marrëveshjes, të dy institucionet do të caktojnë koordinatorë përgjegjës, ndërsa për programet e mobilitetit studentor do të vendoset një sistem i njohjes reciproke të krediteve akademike”, thuhet në njoftim.

Në fund të ceremonisë, Prof. Dr.Tatjana Spaseska, Dekane Dekane e Fakultetit të Ekonomisë në Prilep, dhe Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli Dekan i Fakultetit të Ekonomisë në Prizren, nënshkruan marrëveshjen duke theksuar se ky bashkëpunim do të rrisë kapacitetet kërkimore dhe akademike, do të krijojë mundësi të reja për stafin dhe studentët, si dhe do të forcojë lidhjet kulturore dhe akademike ndërmjet dy vendeve fqinje, njofton Universiteti “Ukshin Hoti”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort