Home LAJME Turbullirë e ujit në disa rrugë të Prizrenit, rekomandohet mospërdorimi i tij në këto zona

Turbullirë e ujit në disa rrugë të Prizrenit, rekomandohet mospërdorimi i tij në këto zona

0
Turbullirë e ujit në disa rrugë të Prizrenit, rekomandohet mospërdorimi i tij në këto zona

KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se për shkak të një defekti në gypin Ø110 mm, ka ndodhur turbullirë e ujit në disa pjesë të rrjetit në qytet.

Konsumatorët e këtyre rrugëve luten që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës:

  • Rr. “Alajdin Gjezairi”
  • Rr. “Asim Berisha”
  • Rr. “Rugova”
  • Rr. “Sheh Emini”
  • Rr. “Bajram Kelmendi”
  • Rr. “Ramadan Zaskoci”
  • Rr. “Astrit Poniku”

“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit sa më shpejt që të jetë e mundur. Falënderojmë të gjithë konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. Për çdo informatë shtesë, konsumatorët mund të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve në numrin 0800 44 000. Po ashtu, të gjitha përditësimet dhe njoftimet do të publikohen në faqen tonë zyrtare në Facebook, si dhe në ëebfaqen zyrtare: hidroregjioni-jugor.com”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here