- Reklama -

Raporti i Progresit evidenton ngecjet, përparimet dhe sfidat në fushën e arsimit në Kosovë

Në Raportin e Progresit për vitin 2025 i cili është miratuar nga Komisioni Europian theksohet se numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë ka vazhduar të bie, edhe pse është vërejtur një rritje e lehtë në regjistrimet për nivelin parashkollor.
Sipas këtij Raporti, vajzat përbëjnë 48.4% të të gjithë nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët. 
Raporti i BE-së përmend se pavarësisht disa përparimeve në forcimin e arsimit dhe promovimin e gjithëpërfshirjes, fëmijët me aftësi të kufizuara vazhdojnë të mos kenë mbështetje të mjaftueshme, e cila ndikon në rreth 8% të fëmijëve të moshës 2–17 vjeç.

Vetëm 31% thuhet se është pjesëmarrja e fëmijëve të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptianë në arsimin e mesëm të lartë në Kosovë.
“Shumë Qendra Mësimore, të cilat ofrojnë mbështetje shtesë arsimore dhe psiko-sociale për fëmijët e këtyre komuniteteve, janë mbyllur për shkak të mungesës së mbështetjes financiare dhe institucionale.” – thuhet në Raportin e Progresit për vitin 2025.
Njëjtë si vitin e kaluar, edhe këtë vit, Raporti i BE-së ia rikujtuar Kosovës rezultatet e testit PISA, më 2022. Sipas rezultateve në këtë test, një nxënës 15-vjeçar në Kosovë është pothuajse 4.5 vite mësimi mbrapa krahasuar me bashkëmoshatarët në BE.
BE-ja ka kujtuar gjithashtu se u miratuan tekste të reja mësimore për gjuhën shqipe dhe matematikën për nxënësit e klasave 1-9 për vitin shkollor 2024-2025, ndërsa ka një ligj të ri për tekstet mësimore që mbetet për t’u miratuar.

- Reklama -

BE-ja ka përmendur lansimin e provimit për licencë të avancuar dhe investimin në trajnimin e mësimdhënësve që iu nënshturuan provimit.
Edhe pse, provimit për licencë të avancuar iu nënshtruan më shumë se 150 mësimdhënës nga përafërsisht 22,000 që i kishte Kosova në vitin 2024, vetëm 7 prej tyre morën licencë.
“Përparimi ka ngecur në integrimin e modelit të sigurimit të cilësisë të udhëhequr nga kolegët, të zhvilluar nga BE-ja, në sistemin kombëtar. Edhe pse disa komuna ende e zbatojnë këtë model, zbatimi i tij në shkallë më të gjerë është vonuar për shkak të futjes së legjislacionit të ri për licencimin e mësuesve.” – kanë shtuar nga BE-ja në Raport.
Ky raport i ka kushtuar vëmendje edhe 12 profileve të arsimit dhe trajnimit profesional, pra të arsimit dual që u pilotua dy vitet e fundit dhe vazhdon të zbatohet.

“Nxënësit e parë që ndjekin arsimin dhe trajnimin profesional dual do të përfundojnë studimet/trajnimin e tyre në vitin 2025. Megjithatë, dokumenti konceptual për Ligjin e ri mbi arsimin dhe trajnimin profesional ende duhet të finalizohet. Në komunat më të vogla, mungesa e kompanive të afta për të pritur nxënës të arsimit dual rrezikon të përjashtojë një pjesë të konsiderueshme të të rinjve nga mundësitë e arsimit dual. Për të siguruar gjithëpërfshirje, modelet paralele të arsimit dual, veçanërisht ato të bazuara në shkolla, duhet të ruhen dhe të harmonizohen.” – thuhet në Raport.
Sa i përket buxhetit të planifikuar të Kosovës për arsim dhe kërkim shkencor, në Raportin e BE-së thuhet se për vitin 2024 ishte 474 milionë euro, ndërsa shpenzimet aktuale arritën në 447 milionë euro, apo 94% të shumës së planifikuar. 
“Ndarjet buxhetore për edukimin dhe kujdesin në fëmijërinë e hershme u rritën në 9.03% të parashikuar të buxhetit të përgjithshëm të sektorit të arsimit për vitin 2025.” – është thënë në Raportin e BE-së.
BE-ja vlerëson se zbatimi i strategjisë arsimore të Kosovës për periudhën 2022–2026 mbetet prapa, kurse financimi për arsimin publik bazë vazhdon të bie, duke u ulur në 4.7% nga viti 2023 në 2024.

Raporti i Progresit flet me gjuhë pozitive për anëtarësimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim në Regjistrin Europian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
BE konsideron se me këtë anëtarësim është dëshmuar përputhshmëria e plotë e proceseve të sigurimit të cilësisë së Agjencisë së Akreditimit me standardet dhe udhëzimet europiane.
Për digjitalizimin e arsimit, BE ka vërejtur përparim në avancimin e tij duke përfshirë zbatimin e platformës kombëtare Shkollat.org dhe themelimin e Departamentit të Teknologjisë dhe Digjitalizimit në kuadër të Ministrisë së Arsimit. 
“Niveli i shkrim-leximit digjital në Kosovë mbetet dukshëm nën standardet e BE-së, dhe ende ekzistojnë mungesa në trajnimin e mësimdhënësve, lidhjen dhe qasjen në pajisje teknologjike, veçanërisht për fëmijët nga grupet e pafavorizuara.” – kanë theksuar nga BE.

Megjithatë, BE nënvizon se nevojiten investime të qëndrueshme dhe qeverisje më e fortë për t’i lidhur reformat në arsimin digjital me prioritetet e BE-së për gjithëpërfshirje, punësueshmëri dhe tranzicionet e gjelbra e digjitale./Kallxo.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort