- Reklama -

Në stacionin policor në Zveçan përurohet “Dhoma mike” për viktimat e dhunës në familje, donacion i KFOR-it

Të mërkurën, në stacionin policor në Zveçan, është bërë përurimi dhe pranimi i “Dhomës mike”, një donacion i KFOR-it.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Veriut, përfaqësues të lartë të KFOR-it, si dhe eprorë nga stacioni policor në Zveçan.

- Reklama -

Siçbën të ditur Policia, në një fjalë rasti, stafi komandues nga Drejtoria Rajonale falënderuan KFOR-in për mbështetjen dhe donacionin për mobilimin e “Dhomës mike”, e cila thuhet se do të ofrojë kushte optimale për intervistimin dhe akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje, veçanërisht për gratë dhe fëmijët.

Nga ana tjetër, në njoftim thuhet se përfaqësuesit e KFOR-it vlerësuan lartë bashkëpunimin me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut, duke shprehur gatishmërinë e tyre për mbështetje dhe realizimin e projekteve të tjera të përbashkëta në të ardhmen.

Policia njofton që njëzëri u vlerësua se ky investim është mjaft i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve dhe ofrimin e një ambienti të përshtatshëm për viktimat e dhunës në familje.

“Dhoma mike është një hapësirë e renovuar dhe e pajisur me mobilie, kënde të posaçme dhe lodra për fëmijë, që synon të krijojë një ambient të sigurt, të rehatshëm dhe mbështetës për viktimat e dhunës në familje gjatë procesit të intervistimit dhe akomodimit të përkohshëm”, thuhet në njoftim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort