- Reklama -

Sveçla: Xhandarmëria serbe ka tentuar ta vrasë dhe më pas e ka rrëmbyer një shtetas të Kosovës – të reagojë faktori ndërkombëtar

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se xhandarmëria serbe ka plagosur duke tentuar ta vrasë dhe më pas e ka rrëmbyer një shtetas të Kosovës me inicialet M.V.

Sveçla i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të reagojë dhe ta ndëshkojë Serbinë, duke thënë se po cënon hapur integritetin territorial të Kosovës.

- Reklama -

“Kjo qasje agresive dhe provokuese e Serbisë është e papranueshme. Ajo përbën shkelje të rëndë të kufijve tanë shtetërorë dhe të të drejtave të qytetarëve tanë. Është koha e fundit që faktori ndërkombëtar të reagojë me veprime të qarta dhe ndëshkuese ndaj Serbisë, në mënyrë që këto akte armiqësore të mos përsëriten më kurrë”, ka shkruar Sveçla.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën e 1 nëntorit ka pranuar informacione për rrëmbimin dhe plagosjen nga xhandarmëria serbe e një qytetari serb të Kosovës në zonën e Leposaviqit, shkruan Reporteri.net.

Sipas hetimeve fillestare, policia thotë se persona të maskuar dyshohet se kanë hyrë nga Serbia, e kanë plagosur dhe rrëmbyer viktimën, duke e dërguar më pas në Nish.

Zona ku rasti ka ndodhur nmjihet edhe si “pika zero”, ku përgjegjëse janë KFOR-i.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort