Në Malishevë ka ndodhur të shtunën një rast i dhune në një familje.
Atje, dyshohet se një person (mashkull) ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj nënës së tij.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Për rastin kanë filluar hetimet dhe po cilësohet si “Dhunë në familje”.