Home LAJME Kosova ndalon importin e shpezëve dhe të produkteve të tyre që vijnë nga Gjermania

Kosova ndalon importin e shpezëve dhe të produkteve të tyre që vijnë nga Gjermania

0
Kosova ndalon importin e shpezëve dhe të produkteve të tyre që vijnë nga Gjermania

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës (AUV) ka njoftuar më 30.10.2025 se në Gjermani është konfirmuar prania e sëmundjes Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI – H5N1, në disa ferma të shpezëve.

Si pasojë e kësaj, AUV ka ndaluar importin e shpezëve të gjalla dhe të produkteve të tyre si: mish, vezë dhe nënproduktet e tjera, që kanë origjinën nga i gjithë territori i shtetit të Gjermanisë.

Konfirmimi i pranisë së sëmundjes në fermat e shpezëve në Gjermani, AUV thot se u bë në raportin e fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Raportin e Komisionit Europian të datës 28.10.2025.

“Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga AUV” – thuhet në njoftimin e AUV më 30.10.2025.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka theksuar se do të vazhdojë të monitorojë me kujdes situatën epidemiologjike dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Sipas Agjencisë, qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual.

a

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here