Ne, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare / shoqërisë civile të boshnjakëve të Kosovës (E listuar me poshte), po ndjekim me shqetësim të madh zhvillimet e fundit në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë,me anë të cilave po bëhen përpjekje që të uzurpojnë vendet e garantuara për boshnjakët dhe komunitetet e tjera jo-shumicë në Kuvendin e Kosovës.
Injorimi i vullnetit të qytetarëve të komuniteteve jo-shumicë dhe uzurpimi i pushtetit nga shumë komunitete dhe lëvizje politike do të formoj një precedent të rrezikshëm në praktikën demokratike të Kosovës dhe do të jetë tregues i problemeve shumë të mëdha në procesin e konstituimit të pushtetit në Republikën e Kosovës.
Anëtarët e komuniteteve jo-shumicë gëzojnë të drejta të veçanta të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe në përputhje me këtë vendet e garantuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës përcaktohen qartë për përfaqësuesit që e marrin legjitimitetin e tyre nga votat në komunitetin e tyre. Përpjekja për të uzurpuar vendet boshnjake në Kuvendin e Kosovës me vota nga komunitetet e tjera është një veprim flagrant i shkeljes së dispozitave kushtetuese dhe të drejtës së një populli jo-shumicë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre që do të mbrojnë interesat e tyre.
Vështrimi primitiv i politikës që po përpiqet të instalohet është i papranueshëm dhe synon të vë nën kontroll komunitetet jo-shumicë në mënyrë që të fitohet pushteti politik brenda Kuvendit dhe të ketë një ndikim më të madh në procesin e konstituimit të pushtetit në Kosovë.
Sipas rezultateve preliminare, partitë politike boshnjake morën 7,000 vota më shumë në këto zgjedhje krahasuar me zgjedhjet e mëparshme parlamentare. Një listë që luftoi për një vend të garantuar për boshnjakët mori numrin më të madh të votave në zonat ku nuk ka fare boshnjakë sipas regjistrimit, ose ka shumë pak në krahasim me votat e marra. Superioriteti numerik i një komuniteti nuk duhet të përdoret për të shtrembëruar vullnetin elektoral të qytetarëve të një komuniteti.
Sulmet e tilla ndaj vullnetit elektoral të qytetarëve do ta bëjnë procesin zgjedhor të pakuptimtë dhe do të komplikojnë më tej mbijetesën e komuniteteve jo-shumicë në institucionet e Republikës së Kosovës, sepse rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk pasqyrojnë vullnetin zgjedhor të Boshnjakëve dhe të disa komuniteteve tjera.
Ne distancohemi dhe nuk do të pranojmë si përfaqësues tanë ata politikanë që u zgjodhën kundër vullnetit të popullit Boshnjak të Kosovës, domethënë u zgjodhën me votat e komuniteteve të tjera. Prandaj
U BËJMË THIRRJE:
Bazuar në të gjithë asaj që cekëm, ne u bëjmë thirrje institucioneve kompetente që t’i adresojnë seriozisht këto fenomene antikushtetuese dhe të anulojnë mandatet e paligjshme sepse ato janë në kundërshtim me garancitë e përfshira në Kushtetutën e Kosovës.
Ne u bëjmë thirrje ambasadave të huaja dhe përfaqësuesve diplomatikë në Kosovë që të bashkohen në zgjidhjen e këtij problemi, sepse askush nuk ka të drejtë të shtrembërojë brutalisht vullnetin elektoral të qytetarëve të komuniteteve jo-shumicë.
Ne u bëjmë thirrje përfaqësuesve politikë të komuniteteve jo-shumicë të luftojnë së bashku dhe në një mënyrë të sinkronizuar kundër uzurpimit të vendeve të garantuara, sepse kjo situatë është e lidhur kauzalisht me udhëheqjen e dobët të politikës në të gjitha nivelet në periudhën e mëparshme.
Ne i kërkojmë Kryeministrit të ardhshëm që sa më shpejt të jetë e mundur të gjejë një model të ri dhe mekanizma për t’i mbrojtur komunitetet jo-shumicë nga sulmet e tilla ndaj vendeve të garantuara si dhe ndaj institucioneve të brishta demokratike të Republikës së Kosovës.
NVO VIJEĆE KONGRESA BOŠNJAČKIH INTELEKTUALACA – VKBIK
NVO SOFRA
BOŠNJAK INFO-KS
UDRUŽENJE ZA KULTURU PLEJADA
NVO EQUALITY
UDRUŽENJE MLADIH RELAX
BOŠNJAČKI INTELEKTUALNI KRUG
UDRUŽENJE BOŠNJAKA – OAZA
FORUM MLADIH BOŠNJAKA KOSOVA – FMBK
UDRUŽENJE OZON
UVM AGRO – RED – GOLD
NVO MEMLEĆET
UDRUŽENJE MLADIH LOKVICA
NVO – BEHAR
BOŠNJAČKA ZAJEDNICA KULTURE – PREPOROD
EDUKATOR PLUS – CENTAR DRUŠTVENOG AKTIVIZMA
UDRUŽENJE ARONIJA ŽUPA
EKOS SANI
WAKE UP WOMAN
VISION SPRING
NVO RK – CLICK
OMLADINSKO UDRUŽENJE ZA RAZVOJ ZAJEDNICA ŽUPA
NVO STUDENT HOUSE
CIM OUR VISION
UDRUŽENJE KOSOVSKIH BOŠNJAKA – UKBST
BKUD PODGORSKI BISERI
ŠAHOVSKI KLUB ŽUPA
UDRUŽENJE MLADIH BRASSICA
NVO CENTAR ZA INTEGRACIJU MLADIH – UNION
BOŠNJAČKI SAVJET KOSOVA – BSK
NVO BOLJA PERSPEKTIVA
BOŠNJAČKO OMLADINSKI KLUB
AKADEMIJA ZA LIDERSTVO DEMOKRATIZACIJU I INTEGRACIJU – ALDI
NVO SAVEZ BOŠNJAKA KOSOVA
NVO PENNA
BOLJA BUDUĆNOST FONDACIJA – PRIZREN
NVO ŽUPSKA MALINA
KATEDRA SLOBODNOG UMA
NVO DEZENA
NATURAL FRESH
NVO H.O. GRNCARE
EKONOMSKI PROSPERITET REGIONA
KLUB MLADIH FARMERA PODGOR
INSTITUT ZA DRUŠTVENE AKTIVNOSTI IFSA
KULTURNO UMETNIČKO DRUŠTVO – MERAK
KUD – MLADI TALENTI
NEVLADINA ORGANIZACIJA ALLEGRIA
RADIO GORA
NVO LEJLA