Home LAJME Konsultat me partitë, Osmani do të kërkojë “kompromis politik”

Konsultat me partitë, Osmani do të kërkojë “kompromis politik”

0
Konsultat me partitë, Osmani do të kërkojë “kompromis politik”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të bëjë thirrje për kompromis politik midis partive politike në konsultat e saj me to në ditët në vijim.

Kështu ka thënë këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, i cili ka bërë të ditur se në këto konsulta do të potencohet rëndësia e miratimit të buxhetit për vitin 2026 dhe i Planit të Rritjes.

Sipas Kupinës, Osmani këto akte i konsideron të domosdoshme për stabilitetin institucional dhe funksionimin normal të shtetit.

“Presidentja Osmani, në konsultat që do t’i zhvillojë me partitë politike, do ta potencojë rëndësinë e miratimit të Buxhetit për vitin 2026 si dhe miratimin e Planit të Rritjes, si akte të domosdoshme për stabilitetin institucional dhe funksionimin normal të shtetit si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Presidentja do të bëjë thirrje për një kompromis politik, nëpërmjet të cilit do të garantohet interesi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, si dhe të sigurohet rruga përpara për avancimin e vendit”, ka thënë Kupina.

Tutje ka theksuar se Osmani do t’i inkurajojë partitë politike të bashkëpunojnë për ta shmangur çdo bllokadë që mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës./KOHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here