Home LAJME Kurti ia liroi nga detyra bashkëpartiakun – reagon Balje: Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar

Kurti ia liroi nga detyra bashkëpartiakun – reagon Balje: Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar

0
Kurti ia liroi nga detyra bashkëpartiakun – reagon Balje: Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë vendim për lirimin nga detyra të zëvendësministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari.

Pas vendimit për ta liruar nga detyra Elldin Uglarin i cili është anëtarë i partisë SDU që udhëhiqet nga Duda Balje, ka reaguar kjo e fundit.

Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Balje e ka cilësuar këtë veprim si vazhdim të hakmarrjeve politike brenda institucioneve.

“Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar”, ka shkruar ajo.

Javën e kaluar, Duda Balje bëri të ditur se nuk kishte pasur asnjë thirrje apo takim me Kurtin lidhur me formimin e qeverisë së re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here