- Reklama -

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe legalizim të përmbajtjes së rreme

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.B., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par.1 lidhur me nenin 77, si dhe U.M., dhe I.G., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 395 par.1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, i pandehuri L.B., me datë 15.07.2023 në Prizren, në poliklinikën “G.”, në cilësinë e personit zyrtar – drejtor i poliklinkës, i autorizuar dhe i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për lëshimin e certifikatave mjekësore për kandidatët për patentë shofer, i tejkalon autorizimet e tij duke lëshuar certifikata mjekësore për kandidatë për patentë shofer, në këtë rast për B.V., dhe B.Th., pa i kontrolluar personalisht, duke vërtetuar në mënyrë të pavërtetë se ata kishin kryer kontrollin mjekësor, edhe pse ndodheshin jashtë Kosovës në atë kohë, me ç’rast i ka mundësuar të njëjtëve përfitim në formën e regjistrimit e provimit për patentë shofer përmes Auto shkollave “S.” në Prizren dhe “F.” në Malishevë, me ç’rast emri i të njëjtëve dërgohet në Departamentin e Patentë Shoferëve së bashku me listën e kandidatëve të tjerë që fillojnë ligjëratat për patentë shofer”, thuhet në njoftim.

- Reklama -

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

“Ndërsa, të pandehurit U.M., dhe I.G., në cilësinë e përfaqësuesve të auto-shkollave të lartëpërmendura, kanë përpiluar dhe dorëzuar kontrata dhe dokumente të rreme për kandidatët e lartëcekur, që pretendonin të pajiseshin me patentë shofer, duke i paraqitur sikur kishin ndjekur ligjëratat teorike, ndonëse ata ndodheshin jashtë territorit të Kosovës”, njofton Prokuroria.

Më këto veprime, të pandehurit U.M., dhe I.G., secili veç e veç ka kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen, të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort