Fillimi i javës së ardhshme pritet të ketë mot kryesisht të vranët, me mundësi që vende-vende të ketë riga lokale shiu, veçanërisht ditën e hënë. Duke filluar nga dita e martë, parashikohet stabilizim gradual i kushteve atmosferike dhe rritje e ndjeshme e temperaturave ditore, kryesisht atyre të mesditës. Temperaturat minimale do të jenë paksa të ulëta në mëngjeset e para të javës, ndërsa gjatë fundjavës pritet një rritje e temperaturave maksimale.
Temperatura më e ulët gjatë javës së ardhshme pritet të jetë të enjten, -2 gradë celsius, ndërsa maksimalja më e larta pritet të jetë të premten që mund shkojë deri në 19 gradë celsius.
Të hënën pritet të jetë moti i vranët dhe me riga shiu vende-vende. Temperaturat do të sillen nga 5 deri në 13 gradë celsius.
Të martën është paraparë të jetë poashtu mot i vranët por me intervale dielli. Temperatura minimale pritet të zbresë në 2 gradë celisus ndërsa maksimalja pritet të shkoj në 13 gradë celsius.
Të mërkurën ndërkaq është paraparë mot me diell por minimalja mund të zbresë deri në 0 gradë, ndërsa maksimalja gjatë ditës pritet të shkoj deri në 16 gradë celsius.
Mot me diell është paraparë edhe të enjten por temperatura minimale pritet të zbresë deri në -2 gradë celsius, derisa maksimalja të shkoj deri në 18 gradë celsius.
Edhe të premten pritet të jetë mot me diell dhe vranësira. Minimalja pritet të jetë 2 gradë, ndërsa maksimalja deri në 19 gradë celsius./KOHA
