Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka deklaruar se “Partia Demokratike e ka bërë të qartë prej certifikimit të zgjedhjeve, që në asnjë rrethanë nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe as nuk do të ketë votë për Lëvizjen Vetëvendosje”
Kjo seancë, sipas tij, është ftuar vetëm për të parë se a ka shumicë nga ana e Kurtit.
“Nëse dështon, janë hapa tjerë… Do të marrim pastaj një vendim si PDK, pas kësaj seance për të cilën jam i bindur që do të dështoj”- ka theksuar Tahiri./KALLXO.com