Sot duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës.
26 tetori, është dita e fundit e afatit 15-ditorë për formimin e Qeverisë.
- Reklama -
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 11.10.2025 i dha mandatin Albin Kurtit për formimin e Qeverisë së re në vend.
Zjedhjet për Kuvend të Kosovës janë mbajtur më 09.02.2025, me ç’rast LVV ka fituar 48 mandate në Kuvend, PDK 24, LDK 20, AAK 5, NISMA 3, pakicat joserbe 10 dhe pakicat serbe 10 mandate të tjera.
- Reklama -
