Home LAJME Xhudistët e rinj kosovarë garojnë në Kupën Evropiane për Kadetë në Slloveni

Xhudistët e rinj kosovarë garojnë në Kupën Evropiane për Kadetë në Slloveni

0
Xhudistët e rinj kosovarë garojnë në Kupën Evropiane për Kadetë në Slloveni

Federata e Xhudos e Kosovës ka bërë të ditur se ekipi kosovar do të marrë pjesë në Kupën Evropiane për Kadetë, e cila do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Sipas njoftimit, Kosovën do ta përfaqësojnë tre xhudistë të rinj:

  • Jon Kuka në kategorinë -55 kg,
  • Roni Reshitaj në kategorinë -66 kg,
  • Milot Gashi në kategorinë -66 kg.

Në këtë garë do të marrin pjesë gjithsej 432 garues nga 21 shtete dhe katër kontinente, duke e bërë një prej kompeticioneve më të rëndësishme për moshat e reja në Evropë.

Bashkë me ekipin kosovar ka udhëtuar edhe trajnerja Majlinda Kelmendi, e cila do të udhëheqë xhudistët gjatë garave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here