Home LAJME Osmani në Berlin: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE

Osmani në Berlin: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE

0
Osmani në Berlin: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj në Berlin, të enjten qëndroi në Aspen Institute. Osmani tha se aty foli për aspiratat e Kosovës dhe zbatimin e reformës për zhvillim dhe konsolidim demokratik.

Osmani theksoi se një gjë mbetet e palëkundur, që e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE.

“E ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci, e ndërtuar me miq, dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike. Në Aspen Institute në Berlin, fola për Kosovën tonë si një shtet që, në vetë thelbin e ndërtimit të së ardhmes, ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik. Por një gjë mbetet e palëkundur: e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here