- Reklama -

Zbulohen 50 mijë euro të padeklaruara në Pikën Kufitare në Vermicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët doganorë në Pikën Kufitare në Vermicë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara, gjatë një kontrolli të detajuar të një automjeti që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës.

“Gjatë procedurës së zakonshme doganore, udhëtari kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për deklarim. Megjithatë, pas një kontrolli të hollësishëm në vijën e dytë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 50 mijë euro në monedha metalike, të cilat ishin fshehur në pjesën e bagazhit të automjetit. Në përputhje me legjislacionin në fuqi, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e parapara ligjore, ku është konfiskuar 25% e shumës së padeklaruar, ndërsa rasti është proceduar për hetime të mëtejshme pranë Sektorit të Hetuesisë”, thuhet në njoftim.

- Reklama -

Tutje, Dogana e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që kalojnë përmes pikave kufitare, të respektojnë obligimet ligjore dhe të deklarojnë çdo shumë që tejkalon 10 mijë euro, në hyrje apo dalje nga territori i Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në parandalimin e veprimeve që cenojnë integritetin financiar dhe sigurinë ekonomike të vendit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort