- Reklama -

KQZ-ja miraton rinumërimin e 16 kutive të votimit, ngrihet shqetësim për votimet me asistencë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar vendimin për rinumërimin e 16 kutive të votimit nga zgjedhjet lokale, të cilat i përkasin vendvotimeve të komunave të ndryshme në Kosovë.

Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e së mërkurës, pesë nga kutitë e votimit i përkasin zgjedhjeve për kryetarë komunash, ndërsa 11 të tjera për kuvendet komunale.

- Reklama -

KQZ-ja njoftoi se rinumërimi është i nevojshëm në përputhje me Rregulloren Zgjedhore për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, sipas së cilës kutitë rekomandohen për rinumërim në rast të mospërputhjeve të të dhënave. Këto përfshijnë raste kur numri i nënshkrimeve në listën e votuesve është më i madh ose më i vogël se numri i fletëvotimeve në kuti.

Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi, gjatë mbledhjes ngriti shqetësime për numrin e lartë të votimeve me asistencë, veçanërisht në Hanin e Elezin. Ai theksoi se mbi 500 persona, që përbëjnë rreth 10% të votuesve, kanë votuar me ndihmë të një personi tjetër.

Sipas Kurteshit, gjysma e tyre janë deklaruar se kanë probleme me shikim, por ai vuri në dyshim besueshmërinë e këtyre të dhënave.

“Propozoj ndalimin e votimit me asistencë në rastet kur kjo dukuri shfaqet në përmasa të mëdha dhe të dyshimta. Të gjitha vendvotimet me numër të lartë të votimeve me asistencë duhet të shkojnë në rivotim”, ka thënë Kurteshi.

Ai gjithashtu kërkoi nga Sekretariati i KQZ-së qasje në të gjitha librat e votuesve në nivel vendi, për të analizuar më tej fenomenin.

Anëtari tjetër i KQZ-së, Ilir Gashi, përkrahu propozimin e Kurteshit për shqyrtimin dhe ndalimin e votës me asistencë në raste të caktuara, por theksoi se ky standard duhet të zbatohet njësoj edhe për votat nga diaspora.

Gjithashtu, gjatë mbledhjes u miratuan edhe fletëvotimet për raundin e dytë./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort