Home LAJME Dogana e Kosovës gjatë gjysmës së parë të muajit tetor sekuestroi mallra me vlerë mbi 250 mijë euro

Dogana e Kosovës gjatë gjysmës së parë të muajit tetor sekuestroi mallra me vlerë mbi 250 mijë euro

0
Dogana e Kosovës gjatë gjysmës së parë të muajit tetor sekuestroi mallra me vlerë mbi 250 mijë euro

Sipas një njoftimi nga Ministria e Financave, Dogana e Kosovës ka shënuar një rritje të konsiderueshme të aktiviteteve operacionale në terren, ku vetëm gjatë  muajit tetor janë sekuestruar mallra me vlerë mbi 250 mijë euro, përfshirë:

  • Substanca narkotike dhe municion
  • Monedha dhe dekorata koleksionuese prej bakri
  • Pajisje elektronike të ndryshme
  • Produkte farmaceutike, suplemente, kozmetikë dhe instrumente mjekësore
  • Tekstil, pije dhe duhan

“Këto rezultate dëshmojnë përkushtimin e Doganës së Kosovës për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik, duke parandaluar qarkullimin e mallrave të paligjshme që rrezikojnë ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve. Gjatë vitit 2025, Dogana e Kosovës ka arritur të mbledhë 1.5 miliardë euro të hyra deri në mesin e muajit tetor, një rritje prej 8.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose 122 milionë euro më shumë të hyra të inkasuara”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here