Dogana e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë kanë ndaluar mbrëmë një automjet gjatë një kontrolli rutinë, ku është zbuluar një sasi barnash dhe suplementesh të padeklaruara, të fshehura në bagazhin e automjetit.
Sipas Doganës, vlera e pergjithshme e mallrave të ndaluara arrin shumën mbi 1600 euro.
“Në bazë të legjislacionit në fuqi, ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse”, thuhet në njoftim.
Tutje, Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët se çdo mall që bartet përtej kufirit duhet të deklarohet, dhe mosdeklarimi i tyre përbën shkelje ligjore.