Home LAJME Abdixhiku në takim pune me kandidatët që kanë mbetur në garë: LDK do të dalë fituese në shumicën e komunave

Abdixhiku në takim pune me kandidatët që kanë mbetur në garë: LDK do të dalë fituese në shumicën e komunave

0
Abdixhiku në takim pune me kandidatët që kanë mbetur në garë: LDK do të dalë fituese në shumicën e komunave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një takim pune me kandidatët e LDK-së që garojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Në këtë takim, siç njoftoi kjo parti, u diskutuan përgatitjet e intensifikuara të LDK-së për balotazhin dhe mobilizimi i plotë i strukturave në terren.

“Kryetari Abdixhiku vlerësoi lart entuziazmin dhe energjinë pozitive që po mbizotëron në çdo komunë ku LDK garon, duke theksuar se qytetarët e Kosovës tashmë po e njohin qartë dallimin mes qeverisjes serioze dhe asaj të gabuar. LDK ka dëshmuar se di të qeverisë me përgjegjësi, me ndershmëri dhe me rezultate. Kemi sjellë zhvillim, mirëqenie dhe stabilitet në komunat tona, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë me përkushtim edhe pas 9 nëntorit. LDK vazhdon të mbetet shembull i qeverisjes lokale që punon për qytetarin, për projekte konkrete, për shërbime më të mira dhe për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. LDK është e bindur se me këtë frymë uniteti, profesionalizmi dhe përkushtimi të përbashkët, do të dalë fituese në shumicën e komunave në balotazh”, shkruan në njoftimin e këtij subjekti politik.

Ndërkaq, Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar të gjithë votuesit, duke theksuar se janë duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për balotazhin në 9 komuna ku garon LDK-ja.

“U mblodhëm sot, të gjithë bashkë, kandidatët e LDK-së që garojnë në raundin e dytë; raundin final, si parapërgatitje për 9 nëntorin. Çdo energji, çdo fokus, çdo aktivitet i LDK-së në këto ditë do të drejtohet vetëm për LDK-në. Do të drejtohet drejt garave tona; aty ku prijmë, aty ku garojmë, aty ku qytetarët tanë e presin fitoren e LDK-së. Dhe janë plot 9 komuna ku LDK sot garon; me 2 të fituara tashmë. Këtu mbetet puna jonë. Kështu projektohet LDK-ja jonë. Për veten, për kandidatët tanë e fitoret tona. Çështjet tjera periferike, ato të pas humbjeve e protagonizmave kohë-humbëse, do të trajtohen menjëherë pas 9 nëntorit; dhe atë qartë e drejtë. Tani le të fitojmë. Në Prishtinë, Pejë, Fushë Kosovë, Gjilan, Viti, Obiliq, Junik, Dragash, Suharekë. Ju faleminderit, po ashtu të 180 mijë votuesve, përfshirë dhe ata në mërgatë, që po e vulosin LDK-në si parti të parë në këto zgjedhje lokale”, ka shkruar Abdixhiku.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here