Home LAJME Dogana sekuestroi mallra të padeklaruara, substanca narkotike dhe municion gjatë fundjavës në Vërmicë, Han të Elezit dhe në Aeroportin e Prishtinës

Dogana sekuestroi mallra të padeklaruara, substanca narkotike dhe municion gjatë fundjavës në Vërmicë, Han të Elezit dhe në Aeroportin e Prishtinës

0
Dogana sekuestroi mallra të padeklaruara, substanca narkotike dhe municion gjatë fundjavës në Vërmicë, Han të Elezit dhe në Aeroportin e Prishtinës

Gjatë fundjavës së kaluar, Dogana e Kosovës njofton se ka realizuar një sërë kontrollesh të përbashkëta në pika të ndryshme kufitare të vendit, të cilat kanë rezultuar me zbulimin e disa rasteve të shkeljeve doganore dhe veprimtarive të paligjshme.

Sipas Doganës, në Pikën Kufitare Hani i Elezit, gjatë kontrollit të një mjeti transporti ndërkombëtar që po kalonte në transit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar rreth 180 kilogramë material tekstili të padeklaruar për doganë.

Tutje, Dogana ka njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, gjatë kontrolleve rutinore të bagazheve të udhëtarëve, zyrtarët doganorë kanë zbuluar dy orë dore të markës “Rolex”, të cilat nuk ishin deklaruar në përputhje me rregullat doganore. Mallrat janë ndaluar për verifikim, ndërsa janë iniciuar procedurat kundërvajtëse sipas Ligjit Nr. 08/L-247 për Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Doganës, në Pikën Kufitare Vërmicë, si rezultat i disa kontrolleve nga raste të ndryshme, janë sekuestruar substancë narkotike, mallra të padeklaruara dhe municion.

Për rastin e parë, Dogana njofton se gjatë një kontrolli të përbashkët me Policinë Kufitare, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një udhëtar shtetas të huaj, tek i cili është gjetur një sasi prej 11.1 gram substancë e dyshuar narkotike, e fshehur në xhaketë. Personi është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorisë kompetente, ndërsa njësitet hetimore dhe K9 kanë asistuar në kontrollin e automjetit, thuhet në njoftim.

Në një rast tjetër, gjatë kontrollit të një automjeti në hyrje të Kosovës, janë gjetur afër 100 palë këpucë të padeklaruara, për të cilat udhëtari nuk posedonte dokumentacion përkatës. Për këtë rast Dogana e Kosovës bën të ditur se është iniciuar procedurë kundërvajtëse, ndërsa mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore.

Ndërkaq, në një rast të tretë, gjatë kontrollit në vijën e dytë në Pikën Kufitare Vërmicë–Morinë, është zbuluar një kuti që përmbante 50 fishekë të kalibrit 9 mm, të fshehur nën gomën rezervë të automjetit, si dhe një cigare e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë (0.58 gramë). Municioni dhe substanca janë konfiskuar, ndërsa rasti është proceduar për hetime të mëtejme nga autoritetet kompetente, njofton Dogana.

Dogana e Kosovës ka theksuar se vazhdon me përkushtim zbatimin e ligjit dhe kontrollin e kufijve të Republikës së Kosovës, me qëllim të parandalimit të kontrabandës, trafikimit dhe çdo veprimtarie të paligjshme që cenon sigurinë ekonomike dhe publike të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here