- Reklama -

Ankesa e Listës Serbe, deputetët kanë afat deri më 22 tetor t’i dërgojnë komentet në Kushtetuese

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat deri më 22 tetor t’i dërgojnë komentet e tyre në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ankesën e Listës Serbe.

Kështu ka thënë zëvendës sekretari i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi për KALLXO.com.

- Reklama -

Më 16 tetor 2025, Lista Serbe ka dorëzuar sërish ankesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese tha për KALLXO.com që kërkesa e Listës Serbe aktualisht është duke u proceduar nga Gjykata- pa dhënë detaje më shumë.

Lista Serbe ka kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme për të ndaluar veprimet drejt formimit të Qeverisë. Afati i fundit për thirrjen e seancës për formimin e Qeverisë është 26 tetori, që i bie 15 ditë nga dita prej kur u dekretua mandatari Albin Kurti.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e hapur më 15.04.2025 është shpallur e përfunduar nga kryetari i zgjedhur, Dimal Basha, meqë më 10.10.2025 është zgjedhur edhe nënkryetari i pestë i Kuvendit, nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq.

Pos deputetëve të LVV-së, për të votuan edhe deputetët nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ky votim u realizua pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, por u kundërshtua nga Lista Serbe, nëntë deputetët e së cilës nuk i morën votat e duhura për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit./Kallxo.com/

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort