- Reklama -

Dyshime për dhunë në familje, arrestohet një zyrtar policor në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Sipas njoftimit thuhet se IPK kishte pranuar informacione dje në orët e pasdites lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Prizren ka kryer veprën penale dhunë në familje.

- Reklama -

“Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së.

Siç bëhet e ditur në njoftim, hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort