- Reklama -

Zgjedhjet e reja këtë vit mund ta sfidojnë KQZ-në

Deri më 26 tetor është afati kur mandatari për formimin e Qeverisë së re së dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duhet të paraqesë kabinetin e tij qeverisës dhe të votohet në Kuvend.

Nëse kjo nuk arrihet, atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja për nivelin qendror për herë të dytë brenda një viti.

- Reklama -

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për KosovaPress, se ky institucion aktualisht është i përqendruar në përmbylljen e zgjedhjeve lokale dhe organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.

“Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i angazhuar në përmbylljen e procesit të Zgjedhjeve Lokale, përfshirë shpalljen e rezultateve përfundimtare dhe përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, në ato komuna ku asnjë kandidat nuk arrin të fitojë 50% +1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme. KQZ nuk komenton deklaratat politike apo paralajmërimet nga liderët politikë. Megjithatë, ashtu si çdoherë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbetet i përkushtuar për të përmbushur detyrimet e veta kushtetuese dhe ligjore, në çdo moment kur një proces zgjedhor shpallet në mënyrë zyrtare”, tha Elezi.

Pavarësisht gatishmërisë, në KQZ pranojnë se shkuarja në zgjedhje të reja në nivel qendror do të përbënte sfidë për stafin e këtij institucioni.

“Organizimi i një procesi të ri zgjedhor brenda një periudhe të shkurtër, sigurisht që përbën sfidë për KQZ-në dhe stafin e saj, veçanërisht për faktin se jemi ende në fazën aktive të administrimit të zgjedhjeve lokale. Por KQZ, si gjithmonë, do të veprojë në përputhje me mandatin e saj ligjor dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nëse vendoset për mbajtjen e zgjedhjeve të reja”, tha Elezi.

Aktualisht janë duke u numëruar votat e diasporës dhe votat për disa kuvende komunale. Ndërsa, balotazhi për komuna do të mbahet më 9 nëntor.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort