- Reklama -

“Liri për çlirimtarët”, mijëra shqiptarë protestuan të premtën në Tiranë

Qindra e mijëra qytetarë shqiptarë u mblodhën të premtën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, protestë kjo në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me thirrjet “Unë jam UÇK!”, “Lironi çlirimtarët!” dhe të rrethuar nga simbolet kombëtare, pjesëmarrës nga Tirana, Prishtina, Tetova dhe vende tjera, treguan qartë qëndrimin e tyre kundër akuzave që konsiderohen të padrejta ndaj disa prej figurave kryesore të UÇK-së.

- Reklama -

Protesta, e cila u zhvillua nën moton “Liria ka emër”, bashkoi shqiptarë nga të gjitha trevat dhe diaspora, të cilët shprehën përkrahje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Aktiviteti nisi me himnin kombëtar, si një shenjë e qartë e bashkimit dhe e mbështetjes për vlerat që përfaqëson lufta çlirimtare e popullit shqiptar.

Gjatë tubimit, figura të rëndësishme nga politika dhe shoqëria civile mbajtën fjalime, ku theksuan se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe legjitime, dhe kërkuan që drejtësia ndërkombëtare të pranojë të vërtetën historike të popullit shqiptar dhe të hedhë poshtë akuzat e padrejta.

Protesta e mbajtur më 17 tetor në qendër të Tiranës tërhoqi vëmendjen e gjerë të mediave ndërkombëtare, të cilat pasqyruan mesazhet e protestuesve në kërkim të drejtësisë dhe kundërshtimin e tyre ndaj asaj që ata e konsiderojnë si “gjykime të padrejta” ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndryshe, procesi gjyqësor ndaj katër ish-eprorëve të UÇK-së filloi në vitin 2023, tre vite pas arrestimit të tyre dhe transferimit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Tashmë, mbi dy vite pas nisjes së procesit, gjyqi ndaj tyre po i afrohet fazës përmbyllëse, pasi muajin e kaluar ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, paraqiti dëshmitarët e parë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort