- Reklama -

Dëshmitari rrëfen për krimin që ndodhi në Prizren

Dëshmitari Afrim Hasani ka rrëfyer për momentet kritike pas krimit që ndodhi të premten në orët e para në Prizren, ku një burrë dyshohet se e theri partneren e tij 49-vjeçare dhe të bijën e saj 12-vjeçare.

Të dyja janë në gjendje të rëndë, por stabile dhe po vazhdojnë të trajtohen në mjekimin Intensiv Qendror të Spitalit të Prizrenit, ka bërë të ditur Shefi i Emergjencës në këtë spital, Hekuran Veçgishti, që ka treguar se viktimat kanë pasur plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

- Reklama -

E një dëshmitar ka treguar se si i ka parë dy viktimat.

“Kam qenë duke punuar këtu (poshtë) dhe i kam dëgjuar britmat. Kam dalë e kam shikuar përpjetë… I kam parë dritat të ndezura plotë, por nuk dihej në cilën banesë konkretisht. E kemi thirrur policinë dhe ndihmën e shpejtë… Më pas e kam pa gruan duke dalë krejt e përgjakur. Erdhi duke bërtitur e tha ‘burri po ma ther çikën me thikë’. Nuk e përmendte hiq veten edhe pse ishte krejt e gjakosur. Ka dalë dhe është mbështetur te shtëpia. Kanë ardhur më pas policia. Dihej se ishte fëmija lartë, dhe më pas e gjetëm çikën që kishte ikur nga banesa në një banesë tjetër”, ka rrëfyer ai për KTV-në./koha.net/

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort