- Reklama -

Kurti s’i bashkohet protestës në Tiranë, Maqedonci: Mbrojtja e luftës së drejtë të UÇK-së bëhet me diplomaci, jo vetëm në sheshe

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka komentuar mospjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti dhe Vetëvendosjes në tubimin e organizuar në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në një intervistë për “Puls” në A2 CNN, Maqedonci tha se protesta është më shumë një mesazh simbolik për bashkësinë ndërkombëtare, por nuk mjafton për të sjellë ndryshim real.

- Reklama -

“Nuk është një protestë që e bën ndryshimin. Duhet përpjekje e përditshme. Mbrojtja e luftës së drejtë të UÇK-së bëhet me diplomaci, jo vetëm në sheshe”, theksoi ai.

Maqedonci shtoi se qysh nga dita e miratimit të Gjykatës Speciale, është vërejtur një qasje e njëanshme, e cila ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta për ish-komandantët e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Ai nënvizoi se kryeministri Kurti ka ngritur vazhdimisht këtë çështje në takimet me liderë botërorë, duke e quajtur gjykatën “të padrejtë dhe dënim për luftën çlirimtare”.

Megjithatë, ministri pranoi se lobimi diplomatik nuk ka qenë i mjaftueshëm, duke theksuar nevojën për një angazhim afatgjatë dhe të pandërprerë për të mbrojtur historinë dhe drejtësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort