Home LAJME KQZ: Deri në ora 10:00 janë aprovuar mbi 29 mijë pako me fletëvotime nga jashtë dhe rreth 3900 janë refuzuar

KQZ: Deri në ora 10:00 janë aprovuar mbi 29 mijë pako me fletëvotime nga jashtë dhe rreth 3900 janë refuzuar

0
KQZ: Deri në ora 10:00 janë aprovuar mbi 29 mijë pako me fletëvotime nga jashtë dhe rreth 3900 janë refuzuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon me vlerësimin e pakove me fletëvotime të ardhura nga votimi jashtë Kosovës, përmes postës.

Sipas KQZ-së, deri të premten në ora 10:00, nga pakot e pranuara, janë vlerësuar mbi 33 mijë pako. Ndër to janë aprovuar mbi 29 mijë dhe janë refuzuar rreth 3900.

“Arsyeja më e shpeshtë e refuzimit (3328 pako): mungesa e dëftesës së regjistrimit, dokumenti unik që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të procesit të vlerësimit, KQZ njofton se do të publikojë numrin e pakove të supozuara me fletëvotime që do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here