- Reklama -

Tjetër takim Trump-Putin – Presidenti amerikan dhe ai rus do takohen në Hungari për Ukrainën

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka bërë “përparim të madh” gjatë një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa ka njoftuar për një takim të ardhshëm midis tyre që do të mbahet në Budapest, Hungari.

Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump e quajti bisedën me Putinin “shumë produktive” dhe tha se të dy liderët ranë dakord për të zhvilluar një takim paraprak të nivelit të lartë mes këshilltarëve të tyre, që do të udhëhiqet nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, javën e ardhshme.

- Reklama -

“Presidenti Putin dhe unë do të takohemi në një vend të dakorduar, Budapest, për të parë nëse mund t’i japim fund kësaj lufte ‘të pashpirt’ mes Rusisë dhe Ukrainës,” shkroi Trump.

Sipas Trump, Putin e përgëzoi për, siç e quajti ai, “arritjen e madhe të paqes në Lindjen e Mesme – diçka që është ëndërruar për shekuj me radhë”.

Trump shtoi se do ta diskutojë bisedën me Putinin gjatë takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë nesër.

Në postimin e tij, Trump gjithashtu tha se Putin e kishte falënderuar Zonjën e Parë Melania Trump për “angazhimin e saj me fëmijët” dhe ishte “shumë mirënjohës, duke shtuar se kjo do të vazhdojë”. Sipas tij, Melania i kishte dërguar një letër Putinit në lidhje me fëmijët e zhdukur ukrainas, të cilën Trump ia kishte dorëzuar personalisht presidentit rus gjatë një takimi në Alaskë në gusht.

Të dy liderët, sipas Trump, diskutuan gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit tregtar mes SHBA-së dhe Rusisë, pas përfundimit të luftës në Ukrainë.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Administrata Biden do të ketë qasje më proaktive ndaj Kosovës

Fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të Shteteve...

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort