Home LAJME Ndalohen nga Dogana dy çanta të padeklaruara në vlerë prej 16 mijë euro në Vërmicë

Ndalohen nga Dogana dy çanta të padeklaruara në vlerë prej 16 mijë euro në Vërmicë

0
Ndalohen nga Dogana dy çanta të padeklaruara në vlerë prej 16 mijë euro në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të kontrolleve të rregullta në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës, zyrtarët doganorë në pikën kufitare të Vërmicës kanë ndaluar një automjet taksi, ku gjatë kontrollit janë zbuluar dy çanta të markës së njohur luksoze “Hermes”, për të cilat nuk ishte bërë deklarimi në momentin e hyrjes.

“Gjatë kontrollit të detajuar, në njërën nga çantat është gjetur një faturë blerjeje që dëshmon vlerën e lartë të mallit, prej 16.614 euro. Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse”, njofton Dogana.

Dogana e Kosovës rikujton se çdo mall i bartur gjatë kalimit kufitar duhet të deklarohet, pavarësisht vlerës apo natyrës së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here