Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka pritur në rezidencën e tij, ministren në detyrë të Industrisë, Rozeta Hajdari përpara se ajo të shkojë në Londër për një takim me ministrat nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe partnerët e tjerë të Procesit të Berlinit.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të organizojë Samitin e përvitshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Londër më 22 tetor 2025 për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe për të rritur sigurinë dhe rritjen ekonomike.
“Isha i kënaqur që prita pjesëmarrës nga Kosova në Rezidencën time mbrëmë, duke përfaqësuar shoqërinë civile, biznesin, qeverinë dhe organizatat ndërkombëtare”- ka shkruar ai në Facebook.
Ambasadori tha se gjatë pritjes reflektoi mbi Takimin e Ministrave të Jashtëm të mbajtur në Irlandën e Veriut javën e kaluar, duke përfshirë mësimet që mund të nxirren mbi pajtimin.