- Reklama -

Kolegji i Luftës të Ushtrisë së ShBA-së vendos Maqedoncin në Sallën e Famës

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është nderuar së fundmi nga Kolegji i Luftës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u vendosur në Sallën e Famës.

Maqedonci u shpreh së këtë vlerësim e konsideron ndër jetësor dhe një pasqyrim të përkushtimit e profesionalizmit.

- Reklama -

“Është nder jetësor për mua vlerësimi duke me vendosur në Sallën e Famës (Hall of Fame) të Kolegjit të Luftës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (US Army ëar College), ku i pranishëm ishte dhe gjenerali Randy A. George, shef i Shtabit të Ushtrisë së SHBA-ve. Këtë vlerësim nuk e llogaris vetëm si një arritje personale, por edhe një pasqyrim i përkushtimit, profesionalizmit dhe përpjekjes së përbashkët të të gjithë atyre me të cilët kam pasur fatin dhe mundësinë të shërbej gjatë karrierës sime”, shkruan Maqedonci.

Ai u shpreh mirënjohës për këtë nderim nga kolegji ku ka përfunduar studimet e tij, duke thënë se ia forcon më tej bindjen e tij në fuqinë e shërbimit, udhëheqjes dhe mësimit të përjetshëm.

“Shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Kolegjit të Luftës të Ushtrisë së SHBA-së për këtë nderim dhe mundësinë që para disa viteve më ofruan për të përfunduar studimet në këtë akademi duke ndikuar kështu në formimin tim profesional dhe personal. Gjithashtu shpreh mirënjohjen time të pafund ndaj kolegëve, mentorëve dhe mbi të gjitha ndaj familjes sime për mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Ky nderim më forcon më tej bindjen time në fuqinë e shërbimit, udhëheqjes dhe mësimit të përjetshëm — vlera që kapërcejnë kufijtë dhe bashkojnë të gjithë ata që i shërbejnë vendit dhe komunitetit të tyre”, shtoi Maqedonci.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort