- Reklama -

Joseph: Kosova dhe Serbia në NATO, Trump mund të arrijë fitore historike

Edward P. Joseph, pedagog në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit “Johns Hopkins”, tha se SHBA me “Model të Kosovës” për Donbasin dhe anëtarësimin e Serbisë e Kosovës në NATO, Trump mund të arrijë një fitore historike që ndryshon ekuilibrat gjeopolitik, duke dobësuar Rusinë, forcuar NATO-n dhe përmbyllur konfliktet e pazgjidhura të pasluftës në Evropë.

Joseph, në një shkrim me titull “Një Përparim Ballkanik për Ukrainën: Anëtarësoni Serbinë në NATO dhe Zbatoni Modelin e Kosovës në Donbas”, thotë se me qëndrimet e tij të luhatshme ndaj Ukrainës, presidenti Trump duket i gatshëm të tërhiqet nga përpjekja për ta ndalur luftën e Rusisë.

- Reklama -

“Por, ai nuk duhet ta bëjë këtë. Lufta brutale e Rusisë do të vazhdojë, edhe me rritjen e mbështetjes amerikane për Ukrainën. Në vend të kësaj, Trump mund të ndihmojë në arritjen e armëpushimit të shumëkërkuar duke e zhvendosur vëmendjen nga fronti ukrainas në Ballkan – një rajon ku SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë më shumë ndikim strategjik”, shkruan ai, raporton rtk.

Ai flet për Modelin e Kosovës për Donbasin.

“Në vend të kërkesave të paqarta për “shkëmbime territoriale”, SHBA mund të propozojë një marrëveshje të përkohshme për Donbasin, e modeluar sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së – rezolutë që përcaktoi statusin e përkohshëm të Kosovës pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999.Ky model anashkalon njohjen e menjëhershme të sovranitetit, duke ia lënë vendimin popullit në një të ardhme të pacaktuar. Vendos një administratë të përkohshme ndërkombëtare (OKB apo OSBE) në territoret e diskutueshme. Lejon që Ukraina të ruajë pretendimin ligjor për Donbasin, ndërsa i ofron Rusisë një mënyrë “dinjitoze” për të pranuar armëpushimin. Si në Kosovë, edhe në Donbas do të ketë: Referendume të ardhshme për statusin final, rregullim të çështjeve të pronës, kthim të refugjatëve dhe largim të ndikimit rus”, shkruan ai.

Serbia në NATO – Goditje Strategjike për Moskën

“Një hap tjetër i fuqishëm do të ishte anëtarësimi i Serbisë dhe Kosovës në NATO. Serbia është aleat i ngushtë i Rusisë dhe kundërshtare e pavarësisë së Kosovës, e mbështetur nga Moska dhe Pekini në OKB. Nëse: SHBA i ofron Serbisë një marrëveshje të favorshme dhe ndihma ekonomike dhe ushtarake, Vuçiç arrin të arsyetojë politikisht përmbysjen historike përpara opinionit publik serb (ku Trump gëzon popullaritet të madh), atëherë anëtarësimi i Serbisë në NATO do të ishte një tronditje për Kremlinin. Kjo do të: Izolojë më tej Rusinë në Evropë, forcojë pozicionin e Perëndimit në Ballkan, largojë ndikimin rus dhe kinez nga Serbia, nxisë paqe të qëndrueshme mes Beogradit dhe Prishtinës. Marrëveshje Historike në Shtëpinë e Bardhë, Trump mund të thërrasë udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë në Uashington për të nënshkruar: Një marrëveshje për paqe dhe njohje të ndërsjellë (pa e quajtur formalisht njohje). Angazhim për anëtarësim të përbashkët në NATO (me kushte reformash). Zbatimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Kjo do t’i jepte Trump-it një fitore të jashtëzakonshme diplomatike që s’kanë arritur ta realizojnë presidentët amerikanë prej Bill Clintonit e këtej”, tha ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort