- Reklama -

Policia arreston 52 persona të dyshuar për marrje me prostitucion në Prizren, Prishtinë Ferizaj dhe Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz (DHTNj) përgjatë periudhës kohore gusht – tetor 2025, ka realizuar disa plane operative të cilat kanë rezultuar me arrestimin e disa personave të dyshuar.

Pas trajtimit të informacioneve dhe veprimeve hetimore dhe operative, DHTNj ka zhvilluar pesë plane operative në rajonin e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajit dhe Pejës, me ç’ rast janë arrestuar 52 persona (femra dhe meshkuj) në mesin e tyre shtetasë kosovarë dhe shtetasë të huaj, të dyshuar për kundërvajten “Marrje me Prostitucion”.

- Reklama -

Si rrjedhojë e këtyre planeve operative, Policia e Kosovës ka iniciuar gjithësej 26 raste të cilat janë referuar tek gjykatat kompetente, për trajtim sipas procedurave.

Ndaj personave të dyshuar të përfshirë në këto raste është shqiptuar dënimi me gjobë, si dhe ndaj të dyshuarve shtetasë të huaj njëkohësisht është shqiptuar masa plotësuese urdhër dëbim nga territori i Republikës së Kosovës dhe ndalesë hyrje për 3 vite.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar që të parandalojë, hetojë dhe të trajtojë të gjitha rastet që bien ndesh me ligjet e Republikës së Kosovës.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort