Home LAJME Shoqërohen në polici dy persona në Prizren, tentuan ta shisnin votën

Shoqërohen në polici dy persona në Prizren, tentuan ta shisnin votën

0
Shoqërohen në polici dy persona në Prizren, tentuan ta shisnin votën

Dy persona janë shoqëruar në polici pasi u kapen duke bërë pazar me vota në Prizren. Sipas njoftimit të policisë është tentuar të shitet vota për 120 euro.

Njoftimi i plotë i policisë:

“DHËNIE OSE MARRJE E RYSHFETIT NË LIDHUR ME VOTIME- Prizren / 12.10.2025 – N.N. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri në cilësine e dhënësit dhe tjetri te marrësit të nje shume prej 120 euro në mënyrë që të votohet personi i caktuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here