Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja për kuvendet komunale, renditja e subjekteve politike në Prishtinë dallon nga renditja bazuar në rezultatet për kryetar.
LDK-ja në rezultatet për kuvend komunal, ka dalë e para me 28.98% të votave.
Por e dyta, ndryshe nga rezultatet për kryetar, ka dalë PDK-ja me 22.58, ndërkohë që LVV-ja është e treta me 21.56.
Në Prizren PDK-ja ka marrë 32.76% të votave për Kuvend Komunal, e pasuar nga LVV-ja me 20.06 dhe LDK-ja me 14.02%.
Në Ferizaj Agim Aliu i PDK-së që e ka fituar garën pa balotazh, nuk e ka shumicën në Kuvend komunal. PDK-ja sipas rezultateve preliminare ka 42.66% për kuvend komunale, e pasuar nga LVV-ja me 20.97 për qind e LDK-ja me 16.48.
Në Gjakovë AAK-ja e ka fituar shumicën në Kuvend komunal me 32.30%, e pasuar nga LVV-ja me 18.73 dhe PDK-ja me 15.52.
Sipas rezultateve preliminare në Gjilan 38.08% të votave për Kuvend Komunal i ka fituar LVV-ja, 28.05 LDK-ja e 14.50 PDK-ja.
Në Mitrovicë të Jugut me vota për Kuvendin komunal prin PDK-ja me 30.43%, e pasuar në LVV-ja me 22.67 dhe Lista Guxo me 12.89.