I dyshuari për spiunazh, Fatmir Sheholli, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe momentalisht po trajtohet aty.
Siç mëson KALLXO.com, Sheholli një ditë pasi i ishte caktuar masa e paraburgimit, kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe më 11.10.2025 u dërgua në spital.
Fatmir Sheholli momentalisht është i hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit, Afrim Cana.
“Pacienti është pranu dje (11.10.2025), ka ardhë me disa ndryshime në shëndet. Pas kontrolleve që i ka bërë në Emergjencën në Gjilan, ai është i hospitalizuar në Spital të Gjilanit, ku edhe është duke u trajtuar” – ka thënë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Gjilanit, Afrim Cana, për KALLXO.com.