Nesër, në ditën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, qytetarët pritet të përballen me kushte të favorshme atmosferike për të ushtruar të drejtën e votës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), dita e diel do të karakterizohet me moti të kthjellët dhe vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, sidomos ato maksimale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5°C deri në 8°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 16°C deri në 19°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me intensitet të lehtë deri mesatar.
Kushtet stabile meteorologjike pritet të ndikojnë pozitivisht në pjesëmarrjen e qytetarëve në votime, duke eliminuar pengesat klimatike në procesin zgjedhor.
