Home LAJME Prokurori i Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të dyshuar për keqpërdorim ose manipulim të votës

Prokurori i Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të dyshuar për keqpërdorim ose manipulim të votës

0
Prokurori i Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të dyshuar për keqpërdorim ose manipulim të votës

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës, të cilat do të mbahen të dielën më 12 tetor 2025, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme lokale.

Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here