Home LAJME Krasniqi: Sot u bë një konstatim se është bërë një konstituim i Kuvendit

Krasniqi: Sot u bë një konstatim se është bërë një konstituim i Kuvendit

0
Krasniqi: Sot u bë një konstatim se është bërë një konstituim i Kuvendit

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij ka mbajtur qëndrimet e njëjta qysh prej fillimit sa i përket nënkryetarit nga komuniteti serb.

Ai e ka quajtur konstituimin “konstatim” të kryeparlamentarit, për të cilin ka shtuar se nuk e di nëse do të jetë valid apo jo.

“Që para 15 prillit PDK-ja ka qenë ndoshta partia e vetme që ka mbajtur konsistencë në qëndrimet e saj. Ne kemi abstenuar për sa i përket nënkryetarit të komunitetit serb. Unë besoj që konstituimi ka qenë i domosdoshëm dhe i nevojshëm. Për neve është shumë i rëndësishëm që konstituimi të jetë final dhe të hyjmë në afate kushtetuese për formimin e qeverisë së re dhe duke ditë që asnjëra palë nuk e ka shumicën parlamentare, e rëndësishme është të gjejmë mekanizmin që na dërgon në zgjedhje të parakohshme sa më parë”.

Krasniqi ka thënë se PDK-ja nuk do të votonte për asnjërin prej kandidatëve serbë për nënkryetar.

“Është çështje e vendimeve të partive se si vendosin dhe pse vendosin… sa na përket neve edhe para aktgjykimit, nuk jam i sigurt sepse këtu nuk pat as short unë mendoj që ka pas hapësirë tjetër të konstituimit legal apo kushtetues. Sot aty është një konstatim që është bërë një konstituim, që është zgjedhë edhe nënkryetari serb. Por si do të shkoj tutje mbetet të shihet. Shpresoj që nuk do të ketë më lëndë në Kushtetuese”./KOHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here