Home LAJME Shpërthen bombola e gazit, vdes një vajzë në Dragash

Shpërthen bombola e gazit, vdes një vajzë në Dragash

0
Shpërthen bombola e gazit, vdes një vajzë  në Dragash

Një vajzë ka humbur jetën në Dragash, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në shtëpinë e viktimës.

Sipas Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, derisa trupi i saj është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se viktima femër kosovare ka mbetur pa shenja jete, dyshohet si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në dhomën e shtëpisë ku kishte qenë duke qëndruar. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here