Home LAJME Osmani pret Prattipatin pas aktgjykimit të fundit të Kushtetueses

Osmani pret Prattipatin pas aktgjykimit të fundit të Kushtetueses

0
Osmani pret Prattipatin pas aktgjykimit të fundit të Kushtetueses

Presidentja Vjosa Osmani të enjten ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, me të cilën kanë diskutuar veçanërisht për aktgjykimin e fundit të Gjykatës së Kushtetuese.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit dypalësh, si dhe për pritshmëritë rreth funksionalizimit të plotë të institucioneve, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Presidentja Osmani dhe Prattipati diskutuan gjithashtu për takimet dhe bisedat e zhvilluara me Presidentin e SHBA-ve, Donald J. Trump, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, që u mbajt në New York”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here